Obiliqi Info

Kastrioti (Ish Obiliqi) është qytezë industriale në veri-lindje të Kosovës. Kastrioti ndodhet afër pranë Prishtinës në rrugën kryesore për Mitrovicë. Komuna e Kastriotit është ndarë nga Prishtina në vitin 1989 dhe tani ka 20 fshatra duke përfshirë edhe qendrën.      

Ekonomi:

Komuna e Kastriotit është e pasur me pasuri natyrore të qymyrit dhe linjitit, Rezervat llogariten të jenë rreth 12 metra të thella dhe me një sipërfaqe prej afro 32 kilometra në vendin në mes të Sitnicës dhe lumit Drenica. Përndryshe veprimtari tjera me të cilat merren kastriotasit është edhe bujqësia e cila është e vështirësuar nga ndotja e termoncentraleve.

Punëdhënsit më të mëdhenjë janë:

KEK prodhues i energjisë elektrike UNMIK-u administrim (76 të punsuar) Qeveria e Kosovës

Demografi :


Shumica e banorëve janë shqiptarë por ka edhe fshatra të banuara me etnitete tjera si ashkalinjë, serbë, malazezë etj. të cilët kryesisht banojnë në fshatrat Babi Most, Milloshevë, Palaj dhe Plemetin.

Pas trazirave të marsit shumica e banorëve sllavë kanë vendosur të kalojnë në fshatin Plementina.

Populsia Shqiptar Serbë kosovës Ashkali Romë Të tjerë Totali 1991 18,944 (64.2%) 5,777 (19.6%) A/R së bashku 3,767 (12.8%) 1,035 (3.4%) 29,523 1998 23,000 (69 %) 5,500 (16 %) minoritete tjera së bashku 5000 (15%) 33,500 Korrik 2000 25,100 (84 %) 3,600 (12 %) A/R së bashku 1,250 (4 %) 50 30,000 Prill 2002 24,000 (84 %) 3,425 (12 %) 491 (1.71%) 650 (2%) 82 < 0.3 28,653


Kultura :

Gjatë masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999 dhe luftës, "Dora e zezë" e ka shkatërruar një numër të librave në bibliotekën e Kastriotit. Tani Kastrioti ka shtëpinë e kultures që mbështetet nga Kompania Energjetike e Kosovës KEK-u mirëpo fatëkeqësisht ajo nuk është e hapur dhe i duhet renovimi.

Kastrioti ka disa shkolla të cilat janë të ndara në gjuhën shqipe she atë serbe. Në Plementin në vitin 2000 është hapur ndërtesa e shkollës për fëmijët serb ndërsa shqiptarët i zhvillojnë mësimet në baraka. Në përgjithësi janë shtatë shkolla fillore në gjuhën shqipe. Përafërsisht 91% janë shqiptarë (diku 2,796 - 3,084). Deri më trazirat e marsit kanë qenë tri shkolla fillore në gjuhën serbe mirpo shkolla në qender është dëmtuar dhe tani (2005) është renovuar dhe kontollohet nga KFOR-i (Çekë)

Religjioni Religjioni është prezent me disa xhamia dhe kisha orthodokse. Gjashtë nga xhamiat janë të shpërndara nëpër fshatra të udhëheqra nga prisin e Bashkësisë Islame për Komunën e Kastriotit. Po ashtu në fshatin Babi Most dhe Plementinë gjenden nga një Kishë orthodokse me një pop.

Radiostacioet Kastrioti nuk ka ndonjë gazetë por ka dy radiostacione serbe të cilat operojnë në zonat e banuara nga serbët. Radio Elit është e stacionuar në Plementë ndërsa Radio M Babi Most.


Politika :


Krijimi i Asamblesë së komunës ka filluar në zgjedhjet e fundit në vitin 2002. Në këto zgjedhej z.Ismet Hashani (LDK) është zgjedhur kryetarë dhe kryetar i kuvendit z.Hajrit Bekteshi (LDK) ndërs në tetor të 2002-ës z.Ljubomir Jakovqeviqi (PKM) është zgjedhur bashkëpunues i kryetarit të kuvendit për të përfaqsuar interesat e minoritarve serbëve të Kosovës.

Kuvendi i Kastriotit ka 21 antarë të zgjedhur drejpërsëdrejti nga banorët.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Regjep Kelani Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Haki Mjekiqi Alianca e Ardhëmëris e Kosovës (AAK) Enver GASHI Koalicioni Kthimi (KP) Dragisa Krstoviqi Partia e Drejtësis (PD) Ramiz Selmani Kthimi i Përbashkët Serbë (OSPS) Nikola Tripkoviqi Lëvzja Kosovë-Metohi (PKM) Ljubomir Jakovljeviqi Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) Partia Socialiste Serbe (SPS) Goran Stankoviqi

 

Te Tjera :


Telekomunikacioni * Transporti * Ushtria * Pushime 

* janë në gjendje të mirë, ndërsa jashtë qendres mund të hasen rrugë të asfaltuara rreth qendrae të banuara ndërsa pjesa tjeter e rrugës është në gjendje si të ishin rrugë të një beteje luftarake. Gjatë stinës së dimrit ndodhë që fshatrat për rreth qendres për shkak të rreshje të shiut e të dëboës të ç kyqen nga rrjeti rrugorë me qendren e Kastriotit

Ujësjellësi Furnizuesi kryesor është sipërmarrja lokale e ujit "Batllava" e cila sjellë një ujë të pastër dhe të mirë. Disa fshatra të vogla dhe të largëta nga qedra nuk janë ende të kyqura në ujësjellsin e qytetit përshkake të ndryshme si shkatërrimi apo e-amortizimii i ujësjellësit.


Infrastruktua
rreti rrugorë Prej rreth 150 kilometrave rrugë të asfaltuar 30