Shpallje-Konkurs

 KFOR-i ka ndarë mjete nëvlerë prej 30.000 euro për biznese të vogla ne Kastriot


Zyra e Informimit

Obiliq/c

12.03.2008

 

                                   KONKURS PUBLIK

 

Për të ndihmuar komunën e Obiliqit, në sferën e zhvillimit të bizneseve të vogla, KFOR-I, gjegjësisht CIMIC(Grupi operativ shumëkombësh) Shtabi I Përgjithshëm në Lipjan, ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30,000 euro  për projekte të këtyre bizneseve.

            Aplikacionet do të pranohen jo më larg se 31.03.2008, deri sa përzgjedhja do të bëhet jo më larg se 08.04.2008.

            Pas zgjedhjes, do të bëhet vlerësimi i gjendjes në teren për ndërmarrjet e parazgjedhura.

            Ftojmë të gjithë të interesuarit që me projektet e tyre të aplikojnë në zhvillimin bizneseve të vogla dhe në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Obiliqit.

            Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën e drejtorit të Shërbimeve publike dhe emergjente dhe në Zyrën lokale të komuniteteve  në ndërtesën e komunës së Obiliqit.

            Janë të mirëpritur të gjitha ndërmarrjet e vogla, individët, grupet e komuniteteve dhe gjinive.